Trump: FBI-ja po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spiune të dyshuar kineze

Trump: FBI-ja po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spiune të dyshuar kineze

Trump: FBI-ja po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spiune të dyshuar kineze

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton rastin që përfshin shefin ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një grua të dyshuar si spiune kineze.

Trump tha se kishte biseduar të hënën me Huangun, pas raportimeve se inteligjenca amerikane beson se ai ishte shënjestruar nga një fushatë spiunazhi kinez.

Sponsor 3M Express

I pyetur nëse Huang kishte pasur dijeni për lidhjet e dyshuara të gruas me spiunazhin kinez, Trump tha se ai e kishte mohuar një gjë të tillë.

“E pyeta: A kishe ndonjë ide se ajo ishte spiune? Ai më tha: Nuk e kisha idenë se ishte spiune. Dhe unë vërtet e besoj”, deklaroi Trump para gazetarëve.

Më vonë, në Shtëpinë e Bardhë, Trump konfirmoi se FBI-ja po merret me këtë çështje, por nuk dha detaje të tjera lidhur me hetimin apo kohën kur ai ka nisur. FBI-ja nuk pranoi të komentojë për BBC-në.

Sipas gazetës “The New York Times”, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, ishte spiune në shërbim të Pekinit. Ajo nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s.

Sipas gazetës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u kishte dërguar një memorandum zyrtarëve të lartë në Uashington pranverën e kaluar, duke i paralajmëruar se drejtuesi i Nvidia-s kishte një marrëdhënie të afërt me një spiune kineze.

Alice Huang ka qenë drejtoreshë menaxhuese e kompanisë singaporiane Megaspeed, e cila ka pasur marrëdhënie biznesi me Nvidia-n.

Ndërkohë, Kina ka hedhur poshtë pretendimet, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të pabazuara, spekulative dhe të qëllimshme për të njollosur dhe denigruar Kinën”.

Nvidia ka nisur një hetim të pavarur lidhur me rastin dhe ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare janë komprometuar.

Nvidia është kompania e dytë më e vlefshme në botë, pas Apple, dhe prodhon çipa kompjuterikë që janë thelbësorë për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Raportimet për rastin ndikuan në rënien e vlerës së saj në treg, duke i shkaktuar humbje prej rreth 250 miliardë dollarësh të hënën, pasi aksionet ranë për më shumë se katër për qind.

Ndërkohë, të hënën, Huang dhe Nvidia u paditën edhe në një padi kolektive të propozuar në Kaliforni. Padia i akuzon ata për mashtrim të aksionarëve, duke pretenduar se kanë fshehur lidhjet e drejtuesit të kompanisë me gruan e dyshuar si spiune kineze.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur