U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.S., për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023 nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin ku ndodhet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri A.S., në koordinim me shumë të dyshuar të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në grupin e personave në kryerjen e këtyre veprave penale.

‘’ A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda’’, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”

Prishtinë, 10 nëntor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.S., për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023 nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin ku ndodhet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri A.S., në koordinim me shumë të dyshuar të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në grupin e personave në kryerjen e këtyre veprave penale.

A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite.

Prokuroria Speciale do të ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit të 29 majit, ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë