Tronditëse në Suharekë, 11-vjeçarja bie nga pjesa e pasme e furgonit gjatë kthimit në rrugë – përfundon në QKUK me lëndime që ia rrezikojnë jetën

Një vajzë 11-vjeçare nga Suhareka po përballet me lëndime të rënda që ia rrezikojnë jetën, pasi ka rënë në asfalt nga pjesa e pasme e një furgoni ku po udhëtonte. E mitura ishte vendosur në hapësirën e automjetit të destinuar për transportimin e mallrave, ndërsa drejtuesi i furgonit është ndaluar me vendim të Prokurorisë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 14:00, në fshatin Reqan të Suharekës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, drejtuesi i furgonit është M.K., rreth 56-vjeçar, i cili po drejtonte një automjet të tipit Volkswagen Caddy.

Në automjet ndodheshin dy vajza të mitura. Njëra prej tyre, e lindur në vitin 2014, ishte ulur në ndenjësen e përparme, ndërsa 11-vjeçarja me inicialet R.H. ishte vendosur në pjesën e pasme të furgonit, në hapësirën e destinuar për bartjen e mallrave.

Sipas informacioneve hetimore, pasi kishte kaluar një market në fshat, 56-vjeçari kishte nisur të bënte një kthim gjysmërrethor me automjetin.

Pikërisht gjatë kësaj manovre, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 11-vjeçarja ka rënë nga furgoni dhe është përplasur në asfalt, duke pësuar lëndime të rënda.

Pas incidentit, shoferi e ka marrë vajzën e lënduar dhe e ka dërguar me automjet pranë shtëpisë së saj.

Rreth orës 15:10, familjarët e kanë dërguar të miturën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku i është ofruar ndihma e parë.

Për shkak të lëndimeve, ajo është transportuar me autoambulancë në Emergjencën e Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, pasi gjendja e saj është vlerësuar si e rëndë dhe me rrezik për jetën.

Rasti fillimisht është trajtuar nga hetuesit rajonalë, por pas konsultimeve me Prokurorinë është cilësuar si aksident trafiku me lëndime të rënda, përkatësisht “Rrezikim i trafikut publik”.

Hetimet më pas i janë kaluar njësisë së trafikut, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, drejtuesi i furgonit është ndaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

SINJALI 24 | Natë e rëndë në Kosovë: Dhunime, tentativa vrasjeje, drogë, armë dhe dhunë në familje – dhjetëra të dyshuar nën hetime

SINJALI 24 | Natë e rëndë në Kosovë: Dhunime, tentativa vrasjeje, drogë, armë dhe dhunë në familje – dhjetëra të dyshuar nën hetime

PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak

PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet