Tri vite nga vrasja e Liridonës, vëllai me mesazh prekës: Asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët

Tri vite nga vrasja e Liridonës, vëllai me mesazh prekës: Asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët

Tri vite nga vrasja e Liridonës, vëllai me mesazh prekës: Asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kujtuar motrën e tij në trevjetorin e vrasjes së saj, duke publikuar një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Ai ka shkruar se familja vazhdon të jetojë me dhimbjen dhe mallin për Liridonën, duke theksuar se mungesa e saj ndihet çdo ditë.

“Sot bëhen 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, 3 vite që jetojmë me mungesën, dhimbjen dhe mallin për ty, motra jonë e shtrenjtë”, ka shkruar Ademaj.

Në dedikimin e tij, ai ka përmendur edhe dy djemtë e Liridonës, të cilët, siç ka thënë, po rriten pa praninë dhe përqafimin e nënës së tyre.

“Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu, të cilët sot rriten pa e pasur nënën pranë, pa përqafimin e saj, pa zërin e saj që i thërret, pa dashurinë që vetëm një nënë mund ta falë”, ka shkruar ai.

Leonard Ademaj ka shprehur gjithashtu dhimbjen e familjes për humbjen e Liridonës, duke thënë se asnjë dënim nuk mund ta kthejë atë në jetë.

“Burgimi i përjetshëm për ata që ta morën jetën është pak për atë që kanë shkaktuar. Asnjë dënim nuk të kthen ty, asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët, dhimbjen dhe boshllëkun që na ke lënë”, ka theksuar vëllai i saj.

Në fund, ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes gjatë këtyre tri viteve të vështira.

“Liridona, do të të kujtojmë përjetë. Emri yt, jeta jote dhe dhimbja për humbjen tënde nuk do të harrohen. U prehsh në paqe, motra jonë”, ka përfunduar dedikimin Leonard Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, në një rast që fillimisht ishte paraqitur si grabitje.

Për vrasjen e saj u dënuan Naim Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Gjykata e Apelit, më 23 nëntor 2026, la në fuqi këto dënime. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren (FOTO)

Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren (FOTO)

“Nuk po di të shprehem në debate”, ish- banori i BBVK-së tregon dobësinë që pati brenda lojës (VIDEO)

“Nuk po di të shprehem në debate”, ish- banori i BBVK-së tregon dobësinë që pati brenda lojës (VIDEO)

​PDK synon miratimin e nismës së re për Specialen në dhjetor, LVV pret draftin, Aleanca premton votën

​PDK synon miratimin e nismës së re për Specialen në dhjetor, LVV pret draftin, Aleanca premton votën