Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë

Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë

Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë

Manchester Unitedi ka tërhequr sërish vëmendjen e investitorëve nga Lindja e Mesme, me grupe nga Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë shprehur interes për klubin gjatë 12 muajve të fundit.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ben Jacobs, i cili gjatë një paraqitjeje në emisionin “The United Stand” ka dhënë detaje për interesimin e mundshëm për investime të reja në klubin nga Old Trafford.

Jacobs ka sqaruar se kontaktet nuk kanë ardhur nga Sheikh Jassim, i cili në të kaluarën ishte i përfshirë në garën për blerjen e Manchester Unitedit. Sipas gazetarit, investitorë privatë nga Arabia Saudite kanë shqyrtuar mundësinë e bashkimit të kapitalit për të investuar te klubi, por ky interesim ka mbetur në fazë të përgjithshme.

Ndërkohë, interesimi nga një grup në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte më konkret, megjithëse as ky proces nuk përfundoi me paraqitjen e një oferte zyrtare. Edhe nga Bahreini ka pasur kërkesa për informacione gjatë vitit të fundit.

Gazetari ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për të ardhmen e strukturës aktuale të pronësisë te Manchester Unitedi, duke theksuar se ende nuk ka qartësi të plotë rreth planeve të familjes Glazer dhe Sir Jim Ratcliffe.

Ky i fundit bleu një pjesë të aksioneve të klubit dhe mori kontrollin e operacioneve futbollistike, por sipas Jacobs, mbetet e paqartë se si do të zhvillohet në afatgjatë raporti mes dy palëve që aktualisht ndajnë pronësinë e Manchester Unitedit.

Për momentin, interesimet e raportuara nga Lindja e Mesme nuk kanë prodhuar ndonjë ofertë konkrete për blerjen e klubit, por konfirmojnë se Manchester Unitedi vazhdon të jetë në vëmendjen e investitorëve të mundshëm./Telegrafi/

Lexo edhe

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë | Momenti