Garda e Republikës në Shqipëri kërkon rritje pagash

Garda e Republikës në Shqipëri kërkon rritje pagash

Garda e Republikës në Shqipëri kërkon rritje pagash

Sindikata e Gardës së Republikës kërkon rritje të pagave dhe i bën thirrje strukturave përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e trajtimit financiar të tyre.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, ata i kanë rikujtuar Sektorit të Financës dhe institucioneve përgjegjëse që të paraqesin urgjentisht pranë Ministrisë së Financave programin e detajuar për rritjen e pagave.

Në vijim të kërkesës së mëparshme për dialog mbi këtë çështje, Sindikata thekson se situata nuk mund të shtyhet më tej.

Sipas reagimit, që prej vitit 2001, institucioni i Gardës së Republikës nuk është vlerësuar financiarisht në nivelin e duhur. Ata kujtojnë se historikisht kanë pasur një diferencë pagese prej 15 mijë lekësh më shumë në krahasim me punonjësit e institucioneve të tjera të sigurisë, por kjo diferencë tashmë është zhdukur.

Në reagimin e tyre, rendisin edhe arsyet pse e konsiderojnë të domosdoshme rritjen e pagave. Ata theksojnë se shërbimi i Gardës karakterizohet nga presioni i vazhdueshëm, gatishmëria maksimale dhe vështirësitë e veçanta të profesionit.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas tyre, është përgjegjësia për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore, shqiptare dhe të huaja, ku nuk mund të ketë vend për gabime.

“Zero tolerancë për gabime. Në profesionin tonë nuk duhet dhe nuk ka kurrë ‘herë të parë’ kur bëhet fjalë për cenimin apo rrezikimin e personaliteteve të larta shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë shtetit shqiptar”, thuhet në reagim.

Në përfundim, kërkojnë reflektim nga institucionet dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e kushteve financiare.

“Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse!”, përfundojnë ata.

Reagimi i plotë:

KUJTESË

STRUKTURA E GARDËS SË REPUBLIKËS NUK MUND TË LIHET NË “HARRESË” FINANCIARE!

Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës”programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.

Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.

Pse kjo rritje është e padiskutueshme?

Profesioni ynë është gjithmonë me “vizë të kuqe”: Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.

Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë NUK DUHET dhe NUK KA KURRË “HERË TË PARË” kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.

Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse!

Lexo edhe

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar