Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Sipas raportit policor, rastet përfshijnë dhunë fizike dhe psikike, kërcënime me jetë, si dhe një sulm me thikë.

Në Prishtinë, të shtunën, rreth orës 18:59, është raportuar se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-të dashurës së tij, si dhe e ka kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar me policinë dhe aktualisht ndodhet në arrati. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Sponsor 3M Express

Një rast tjetër është regjistruar në Fushë Kosovë, rreth orës 22:00. Pas një mosmarrëveshjeje, një person dyshohet se e ka kërcënuar të dashurën përmes mesazheve telefonike, ndërsa pas takimit fizikisht e ka kapur dhe shtyrë. Të dy palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, një rast më i rëndë është raportuar në Gjakovë. Sipas policisë, një person dyshohet se kishte shkuar për të biseduar me bashkëshorten e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së vazhdueshme.

Ngjarja ka eskaluar kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij. Të dy personat kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit policia ka konfiskuar tri thika.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Përshkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse “Sparta II”, shpërthen zjarr në bord

Përshkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse “Sparta II”, shpërthen zjarr në bord

Molotov në një auto-sallon në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

Molotov në një auto-sallon në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës