Tri lëndë penale për rastin e Arlinda Zekajt kalojnë nga Prokuroria e Pejës në atë të Prishtinës

Tri lëndë penale për rastin e Arlinda Zekajt kalojnë nga Prokuroria e Pejës në atë të Prishtinës

Tri lëndë penale për rastin e Arlinda Zekajt kalojnë nga Prokuroria e Pejës në atë të Prishtinës

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vendosur që tri lëndë penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt të ricaktohen nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi është marrë për të siguruar trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve, duke pasur parasysh rëndësinë e rastit dhe pasojat e rënda.

Sponsor 3M Express

“Vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda që kanë rezultuar, si dhe nevojën për të siguruar trajtimin e mëtejmë efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve. Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast”.

Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po analizon veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera, përfshirë vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

“Paralelisht me ricaktimin e lëndëve, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera. Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të çdo rrethane tjetër relevante për përcaktimin e përgjegjësive eventuale. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të kërkojë llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa rigoroze dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilin zyrtar, në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse”.

Nga kjo zyrë është bërë e ditur se, nëse konstatohen shkelje ose përgjegjësi, do të kërkohet llogaridhënie dhe do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

“Kryeprokurori i Shtetit rithekson se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen. Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësi të veçantë që çdo raportim të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme dhe që çdo dyshim për mosveprim ose trajtim të papërshtatshëm të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi