Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka shënuar fitoren e radhës në FIBA Europe Cup.

Sponsor 3M Express

Të mërkurën mbrëma në Tbilisi të Gjeorgjisë, skuadra nga Mitrovica ka fituar bindshëm ndaj Batumit, me rezultat 91:70.

Kjo ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të Grupit A, derisa për Trepçën është fitorja e tretë rresht.

Kishte fituar ndaj Splitit në Kroaci dhe ndaj Opavas çeke në Mitrovicë. Në xhiron e parë “xehetarët” pësuan në “Minatori” nga Patrasi grek.

Me këtë fitore, Trepça rrit edhe më shumë gjasat për avancim nga Grupi A.

Pas një jave mitrovicasit luajnë ndaj Trierit në Gjermani.

Lexo edhe

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Brikena befason me deklaratën: Jam pronë private e Mateo Borrit

Brikena befason me deklaratën: Jam pronë private e Mateo Borrit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit