Trepça del me fitore nga Tbilisi

Trepça del me fitore nga Tbilisi

Trepça del me fitore nga Tbilisi

Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të Grupit A. Pas humbjes në xhiron e parë nga Patrasi grek, kampionia e Kosovës ka regjistruar tri fitore radhazi, fillimisht ndaj Splitit në Kroaci dhe Opavës çeke në Mitrovicë.

Trepça e ka dëshmuar epërsinë që në çerekun e parë, të cilin e ka fituar me rezultat 27:15. Në çerekun e dytë, mitrovicasit e kanë shtuar edhe më shumë epërsinë dhe në pushim kanë shkuar me rezultat 46:33.

Sponsor 3M Express

Batumi ka tentuar të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 25:22. Në çerekun e fundit, skuadra gjeorgjiane është afruar deri në pesë pikë, por Trepça ka reaguar në kohën e duhur dhe e ka siguruar fitoren me njëzet e një pikë dallim.

Më meritori për këtë sukses ishte Drilon Hajrizi, i cili e ka përfunduar ndeshjen me njëzet e nëntë pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Shawn Jones ka kontribuar me shtatëmbëdhjetë pikë, dymbëdhjetë kërcime dhe tri asistime.

Ken Hasbrouck ka shtuar shtatëmbëdhjetë pikë e katër asistime, ndërsa Mikaile Tmushiq e ka mbyllur ndeshjen me trembëdhjetë pikë dhe katër kërcime.

Për Batumin kjo ishte humbja e katërt radhazi në këtë garë, ndërsa fitorja e ka përmirësuar edhe më shumë pozitën e Trepçës në garën për avancim nga Grupi A.

Në xhiron e ardhshme, pas një jave, Trepça do të përballet me Trierin në Gjermani.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin

Bologna ia ndal Milan serinë pa humbje

Bologna ia ndal Milan serinë pa humbje

Inter fiton sërish në fund dhe rikthehet në krye të Serie A

Inter fiton sërish në fund dhe rikthehet në krye të Serie A