Bursa zvicerane ka shënuar rekord të ri historik të enjten, pasi indeksi kryesor SMI u ngjit përkohësisht në afro 14.732 pikë, duke tejkaluar me rreth 50 pikë rekordin e mëparshëm të shënuar në mes të gushtit.

Rritja u mbështet kryesisht nga kompanitë e mëdha farmaceutike dhe ushqimore.
Aksionet e Novartis u rritën me 2%, ato të Nestlé me 1%, ndërsa Roche shënoi rritje prej 0,5 për qind.
Në anën tjetër, aksionet e kompanisë së materialeve të ndërtimit Amrize ranë për më shumë se 5%, pas rezultateve zhgënjyese dhe uljes së parashikimit për të ardhurat vjetore, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.
Sipas analistëve të tregut, investitorët po largohen gjithnjë e më shumë nga aksionet e teknologjisë dhe po orientohen drejt kompanive që konsiderohen më të qëndrueshme në periudha pasigurie ekonomike.
Megjithatë, çmimet e larta të energjisë dhe shqetësimet për inflacionin vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregjet financiare./Telegrafi/




