Tre të arrestuar në Ferizaj, policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë

Tre të arrestuar në Ferizaj, policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë

Tre të arrestuar në Ferizaj, policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paautorizuara me narkotikë dhe për armëmbajtje të paautorizuar.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 17:15, kur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka zbatuar një plan taktik, me ç’rast ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe ka arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të veturës dhe banesave të të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 25.2 gramë marihuanë, dy thika dhe tre telefona celularë. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit.

Të tre të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lexo edhe

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares së Klanit (VIDEO)

“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares së Klanit (VIDEO)

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar