Në autobus mund të hipin të gjithë, por jo krejt paguajnë për biletat e tyre.

Disa kategori, nga e hëna i liroi nga ky obligim, Komuna e Prizrenit, kështu duke e subvencionuar Transportin Urban.
Tashmë ka nisur edhe shpërndarja e kartelave, derisa të parat u dhuruan nga vetë kryetari, Shaqir Totaj.
Kjo iniciativë po thuhet se sjell lehtësira.
Mirë u prit edhe nga përfituesit.
Fort të mirëseardhur, nismën po e konsiderojnë edhe qytetarët.
Nga komuna thanë që synim tjetër në këtë drejtim mbetet shtimi i linjave.




