Transferimi befasues i janarit? Ylli i Man Cityt i hap derën kalimit te Man Utd

Transferimi befasues i janarit? Ylli i Man Cityt i hap derën kalimit te Man Utd

Transferimi befasues i janarit? Ylli i Man Cityt i hap derën kalimit te Man Utd

Rayan Ait-Nouri është i hapur për një transferim te Manchester United në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht rivalitetit të madh mes dy klubeve të Manchesterit. Ndërkohë, Manchester City tashmë e ka përcaktuar çmimin për mbrojtësin e krahut, raporton media angleze.

Sponsor 3M Express

Algjeriani u transferua në “Etihad Stadium” nga Wolvesi në verën e vitit 2025, por sezonin e kaluar regjistroi vetëm 17 paraqitje në Ligën Premier nën drejtimin e Pep Guardiolës. Koha e tij e kufizuar në fushë ka vazhduar edhe pas emërimit të Enzo Marescas në krye të skuadrës.

Trajneri i Cityt u ka dhënë përparësi Nico O’Reillyt dhe Josko Gvardiolit në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Ait-Nourit i ka besuar vetëm 168 minuta në të gjitha garat. Për këtë arsye, largimi i tij në janar nuk përjashtohet.

25-vjeçari e regjistroi vetëm paraqitjen e katërt të sezonit të mërkurën mbrëma, kur u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Ayyoub Bouaddit. Manchester City siguroi kalimin në çerekfinale të Carabao Cup, pasi triumfoi 4-3 në penallti.

Megjithatë, e ardhmja e Ait-Nourit në “Etihad” mbetet e pasigurt. Sipas TEAMtalk, drejtori sportiv i Cityt, Hugo Viana, dëshiron ta zgjidhë situatën e tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Manchester United është një nga klubet që po informohen për zhvillimet rreth futbollistit, pasi më herët kishte dështuar në një tentativë të befasishme për ta transferuar atë në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë një mbrojtës të majtë pas lëndimit të Luke Shaw, ndërsa Ait-Nouri thuhet se është i gatshëm t’i bashkohet rivalit të përbetuar të Cityt. Ai nuk është aktivizuar në asnjërën prej tetë ndeshjeve të para të Manchester Unitedit në Ligën Premier, sipas raportimit.

Reprezentuesi algjerian, i cili ka 33 paraqitje me kombëtaren dhe kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2030, do të kërkonte rreth 35 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë, Manchester City është i gatshëm ta lejojë largimin e tij edhe në formë huazimi deri në fund të sezonit. Kjo do t’u jepte mundësi klubeve të interesuara ta siguronin shërbimin e tij pa u detyruar të kryenin menjëherë një transferim të përhershëm./Telegrafi/

Lexo edhe

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)