Trajneri i Sunderlandit jep detaje për lëndimin e Granit Xhakës, tregon kur mund të rikthehet

Trajneri i Sunderlandit jep detaje për lëndimin e Granit Xhakës, tregon kur mund të rikthehet

Trajneri i Sunderlandit jep detaje për lëndimin e Granit Xhakës, tregon kur mund të rikthehet

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka dhënë të premten detaje të reja rreth gjendjes fizike të mesfushorit Granit Xhaka, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të lëndimit të pësuar në fillim të këtij muaji.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 34-vjeçar u lëndua më 8 nëntor, në ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa që nga atëherë ka munguar në dy përballjet e fundit të Sunderlandit, ndaj Aston Villas dhe Jagiellonias. Për shkak të këtij problemi fizik, Xhaka nuk ishte në dispozicion as për ndeshjet e Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp, Le Bris ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe t’i ndihmojë skuadrës, por ka theksuar se klubi nuk dëshiron të rrezikojë duke e përshpejtuar procesin e rikuperimit.

“Është e qartë se ata dëshirojnë t’i bashkohen ekipit dhe ta ndihmojnë skuadrën. Kanë dëshirë të luajnë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të ruajnë qetësinë dhe të mos nxitojnë. Ata tashmë kanë filluar të stërviten në fushë, gjë që është pozitive, por nuk duam ta përshpejtojmë procesin e rikuperimit. Si Brian, ashtu edhe Granit, mezi presin të rikthehen në fushë sa më shpejt. Tani gjithçka varet nga mënyra se si do ta menaxhojmë situatën. Nëse nuk janë në gjendje ta përballojnë ritmin deri në fund të sezonit, atëherë nuk ka kuptim t’i aktivizojmë që tani”, ka thënë Le Bris, raporton BBC.

Xhaka ka zhvilluar 14 ndeshje me Sunderlandin në të gjitha garat këtë edicion, duke regjistruar një asistim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Si ndikojnë marrëdhëniet toksike në shëndetin tuaj: Përveç shëndetit mendor, ato mund të kenë efekte serioze edhe në tru

Si ndikojnë marrëdhëniet toksike në shëndetin tuaj: Përveç shëndetit mendor, ato mund të kenë efekte serioze edhe në tru

Vjedhje nafte në NTP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin e tyre nga puna

Vjedhje nafte në NTP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin e tyre nga puna

Tendosja e muskujve: Sa zgjat rikuperimi dhe kur mund t’u riktheheni stërvitjeve

Tendosja e muskujve: Sa zgjat rikuperimi dhe kur mund t’u riktheheni stërvitjeve