Trajneri i Finlandës nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Shqipëria

Trajneri i Finlandës nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Shqipëria

Trajneri i Finlandës nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Shqipëria

Disfata e së mërkurës ia shoi Finlandës shpresat për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, një ndeshje para përfundimit të grupit.

Presioni ndaj trajnerit danez ishte rritur edhe më shumë pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, kur Finlanda kishte pësuar dy humbje ndaj Bjellorusisë.

Sponsor 3M Express

Pas ndeshjes në Tiranë, tifozët finlandezë shprehën pakënaqësinë e tyre, pasi përfaqësuesja e tyre ka katër ndeshje radhazi pa shënuar gol nga loja e hapur. Megjithatë, Friis nuk është treguar i shqetësuar nga kritikat.

“Qetësohuni”, ka qenë përgjigjja e tij. “Jam i bindur në punën time. Trajneri kryesor gjithmonë fajësohet. Nuk më intereson kjo. Më interesojnë futbollistët dhe fakti që po bëjmë hapa në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Friis.

Në anën tjetër, portieri Lukas Hradecky i ka dalur në mbrojtje të trajnerit, duke theksuar se stafi po punon për ta përmirësuar situatën.

“Stafi teknik po bën gjithçka që mundet. Ka pasur net pa gjumë. Po mendojmë se si ta përmirësojmë këtë situatë dhe po punojmë së bashku”, ka thënë Hradecky.

Finlanda e ka të sigurt përfundimin në vendin e tretë në grupin C1, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos, e cila zhvillohet më 15 nëntor. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend: Premtonte uljen e çmimit të energjisë elektrike

Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend: Premtonte uljen e çmimit të energjisë elektrike

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it