Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor – viktima dhe të lënduar

Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor – viktima dhe të lënduar

Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor – viktima dhe të lënduar

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë, pasi një nga formacionet shkëmbore karakteristike të zonës u shemb në hyrje të muzeut në natyrë të Goremes.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të mediave turke, nga shembja kanë mbetur të paktën dy të vdekur.

Në vendngjarje janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca, ndërsa operacionet e shërbimeve të emergjencës vijojnë.

Shembja ndodhi në një ditë me fluks të lartë vizitorësh, pasi e enjtja është festë kombëtare në Turqi, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Shumë qytetarë kishin zgjedhur ta shfrytëzonin ditën e pushimit për të udhëtuar drejt Kapadokias, ku muzeu në natyrë i Goremes është një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të zonës.

Goreme është i njohur ndërkombëtarisht për këto formacione, si dhe për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj.

Zona është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)

Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor – viktima dhe të lënduar | Momenti