Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël i tipit Cessna është rrëzuar të martën në brigjet e Misisipit, në SHBA, njoftoi Roja Bregdetare amerikane.

Në bord ndodheshin katër të rritur dhe dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç. Pas rreth katër orësh kërkimesh, zhytësit kanë gjetur trupat e të gjashtë personave brenda rrënojave të aeroplanit.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), aeroplani është rrëzuar rreth orës 15:30, në jugperëndim të qytetit Pascagoula. Ai ishte nisur nga New Orleans dhe po udhëtonte drejt Fort Myers, në Florida.
Roja Bregdetare bëri të ditur se aeroplani po zbriste me shpejtësi rreth 10 mijë këmbë në minutë para se të rrëzohej, rreth 3.2 kilometra në verilindje të ishullit Horn.
Shkaqet e aksidentit do të hetohen nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





