Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

Një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi të dyshuar nga një ari grizzly në provincën e British Columbia, në Kanada.

Sponsor 3M Express

Viktimat janë identifikuar si Jennifer Balcarras, 48 vjeçe, dhe vajza e saj, Selah Reed, 20 vjeçe. Ato ishin raportuar të zhdukura më 1 nëntor, pasi nuk ishin kthyer nga një shëtitje që, sipas familjarëve, duhej të zgjaste vetëm pak orë.

Trupat e tyre u gjetën në një zonë shtegjesh në Bella Coola, gjatë kërkimeve të zhvilluara nga Shërbimi i Oficerëve të Ruajtjes së Natyrës në British Columbia dhe Policia Mbretërore Kanadeze. Autoritetet thanë se provat në vendin e ngjarjes sugjeronin përfshirjen e mundshme të një kafshe.

Mbetjet mortore të Balcarras u gjetën të hënën, ndërsa ato të vajzës së saj një ditë më vonë. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë dhe lokalizojnë arinjtë që mund të kenë qenë të përfshirë në sulm.

Inspektori Jeff Tyre nga Shërbimi i Oficerëve të Ruajtjes së Natyrës tha se ende nuk dihet nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë një apo më shumë arinj. Ai shtoi se çdo ari i kapur do të vlerësohet dhe, nëse konstatohet se ka marrë pjesë në sulm, do të vritet në përputhje me udhëzimet provinciale për menaxhimin e konflikteve mes njerëzve dhe kafshëve të egra, me qëllim mbrojtjen e sigurisë publike.

Familjarët i kanë përshkruar Jenniferin dhe Selahun si shumë të afërta me njëra-tjetrën. Vëllai i Jenniferit, Josh Balcarras, tha për CBC se ato ishin “si dy pika uji” dhe se kishin shumë interesa të përbashkëta.

“Kur Jenny shkonte për ecje, Selah ishte gjithmonë pranë saj”, tha ai.

Jennifer ishte zhvendosur së fundmi në Bella Coola, ku synonte të niste një karrierë të re dhe një kapitull të ri në jetën e saj. Familjarët kanë hapur një fushatë online për mbledhjen e fondeve për shpenzimet e varrimit.

Arinjtë grizzly konsiderohen specie me shqetësim të veçantë sipas legjislacionit federal kanadez dhe janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit në British Columbia. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit të provincës, në këtë rajon vlerësohet se jetojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë arinj grizzly, të cilët klasifikohen si specie vulnerabël.

Autoritetet theksojnë se konfliktet mes arinjve dhe njerëzve janë relativisht të rralla, përveç rasteve kur kafshët befasohen ose ndihen të kërcënuara gjatë mbrojtjes së këlyshëve apo ushqimit të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje