Ronaldo njofton pensionimin nga Portugalia

Ronaldo njofton pensionimin nga Portugalia

Ronaldo njofton pensionimin nga Portugalia

Cristiano Ronaldo ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga Kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një kapitulli historik që zgjati plot 23 vjet.

Sponsor 3M Express

Ylli portugez e bëri të ditur vendimin përmes një komunikate emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se ka ardhur momenti për t’ia dorëzuar fanellën me numrin shtatë gjeneratës së ardhshme.

Ronaldo debutoi me Portugalinë në gusht të vitit 2003 dhe gjatë kësaj periudhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.

Komunikata e plotë e Ronaldos:

Ka ardhur dita për ta kthyer fanellën me numrin shtatë të Kombëtares, që i përket të gjithë neve. Nuk e kam ndier kurrë se ajo ishte vetëm imja. Por, për 23 vjet, pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta merrja me vete në stadiumet e mbarë botës. Sot ka ardhur momenti për t’ia dorëzuar të ardhmes. Nuk është një vendim i lehtë, sepse ka vendime që nuk merren vetëm me mendje, por edhe me zemër.

Përfundon një rrugëtim që nisi në gusht të vitit 2003 dhe që ma ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur shikoj prapa dhe mendoj për gjithçka që përjetova me Kombëtaren, nuk shoh vetëm ndeshje, gola, rekorde apo trofe. Shoh njerëz. Shoh emigrantë që, për 90 minuta, e ndienin Portugalinë pak më afër. Shoh miliona portugezë, të cilët nuk i kam njohur kurrë personalisht, por që u bënë pjesë e jetës sime.

Sepse, në fund të fundit, futbolli është shumë më tepër sesa një lojë. Futbolli janë njerëzit. Gjatë gjithë karrierës sime me Kombëtaren, jam përpjekur t’i tejkaloj kufijtë e mi. Kam dashur të fitoj, të jem më i miri, të bëj histori. Gjithmonë kam qenë kërkues ndaj vetes.

Gjithmonë kam dashur më shumë, gjithmonë kam besuar se mund të arrinim edhe më larg. Dhe kam dhënë gjithçka që kisha për këtë fanellë. Ka pasur pasdite dhe mbrëmje të përsosura, ka pasur fitore që nuk do t’i harroj kurrë, por edhe humbje që ende sot e kam të vështirë t’i kujtoj. Kam gabuar gjithashtu, kam vuajtur; ka pasur momente kur nuk kam qenë në gjendje t’u jepja portugezëve atë që dëshironin aq shumë. Por nuk jam dorëzuar kurrë. Dhe, mbi të gjitha, nuk kam reshtur kurrë së ndieri krenari për përfaqësimin e Portugalisë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, kam mësuar disa gjëra shumë të thjeshta. Golat kalojnë, trofetë mbeten në muze, rekordet përfundimisht thyhen. Por ka diçka që koha nuk arrin kurrë ta fshijë: vendin që zëmë në zemrat e njerëzve./Telegrafi/

Lexo edhe

Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin

Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin