Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën të mërkurën në mëngjes, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Lecces, në Itali.

Sponsor 3M Express

Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili dyshohet se mbeti i bllokuar nën një portë rrëshqitëse që u rrëzua mbi të.

Sipas raportimit të mediumit italian “Tgcom24”, ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë 61-vjeçarin. Ata vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe karabinierët dhe inspektorët e SPESAL-it, organ që merret me mbikëqyrjen dhe sigurinë në vendet e punës.

Rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyra se si porta rrëshqitëse ra mbi viktimën pritet të sqarohen nga hetimet.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë