Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë”

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në 30-vjetorin e themelimit të saj, ka shpallur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.

Vendimi është marrë gjatë një manifestimi solemn të mbajtur sot në Prishtinë, ku është diskutuar edhe për proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës, Xhevat Bislimi, ka prezantuar propozimin e politologëve Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu, i cili është miratuar unanimisht nga të pranishmit.

“Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin më të padrejtë politik që ndonjëherë është shqiptuar kundër atdhetarëve shqiptarë. Përkundër përpjekjes për t’i maskuar me petkun e institucioneve të “drejtësisë”, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës i konsideron të papranueshme vendimet politike të Dhomave të Specializuara të Kosovës kundër atdhetarëve shqiptarë”, theksohet mes tjerash në propozimin e shoqatës.

Përmes këtij propozimi, të gjithë të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës janë shpallur nga shoqata të burgosur politikë.

Ndërkaq, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë nderuar për, siç thuhet në propozim, “kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë gjysmë shekullit të fundit të përpjekjeve për lirinë dhe demokratizimin e vendit tonë”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Studentët dhe të rinjtë në Shqipëri themelojnë parti të re politike

Studentët dhe të rinjtë në Shqipëri themelojnë parti të re politike

Kurti: Prodhimi i parë testues në fabrikën e municionit pritet deri në fund të vitit

Kurti: Prodhimi i parë testues në fabrikën e municionit pritet deri në fund të vitit

Nipi i Jakup Krasniqit flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-zëdhënësit të UÇK-së

Nipi i Jakup Krasniqit flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-zëdhënësit të UÇK-së