“Thaçi 2”, Haga shpall sot verdiktin

“Thaçi 2”, Haga shpall sot verdiktin

“Thaçi 2”, Haga shpall sot verdiktin

32 vjet më parë, më 17 nëntor 1994, në një takim të mbajtur në Zvicër, u vendos emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i doli ballë makinerisë ushtarake të Serbisë.

Sponsor 3M Express

Por, në një koincidencë të rëndë historike, fiks në këtë datë, sot më 17 nëntor 2026, Dhomat e Specializuara me seli në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj njërit prej udhëheqësve kryesorë të saj, ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin e njohur si “Thaçi 2”, i cili lidhet me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

Seanca pritet të nisë në ora 10:00, ku për të njëjtat dyshime do të mësojnë verdiktin e gjykatës edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.

Sipas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pesëshja ka tentuar të ndikojë te disa dëshmitarë të cilët janë paraqitur në procesin tjetër gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për këto akuza, Prokuroria ka kërkuar dënime me burgim për secilin prej të akuzuarve:

6 vjet burgim për Hashim Thaçin;

Nga 3 vjet burgim për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun;

9 muaj burgim për Hajredin Kuçin.

Nga ana tjetër, akuzat janë kundërshtuar ashpër nga ekipet mbrojtëse. Gjatë fjalëve përfundimtare, avokatët kanë kërkuar lirimin e plotë të klientëve të tyre, duke argumentuar se pretendimet e prokurorisë nuk kanë pasur asnjë ndikim në procesin kryesor gjyqësor dhe se bëhet fjalë vetëm për dyshime për “tentim”, e jo për vepër penale të kryer.

Ndërkohë, në prag të këtij vendimi, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se nuk ka besim as në këtë proces të Dhomave të Specializuara, duke kritikuar mënyrën se si është drejtuar dhe po vazhdon të udhëhiqet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen