Anjeza përplaset me Fatlumin: Ti gruan tënde se kishe lanë kurrë me hy në BBVK, se ta kish qit faqen e zezë

Anjeza dhe Fatlumi janë përfshirë në një debat me tone të ashpra mbrëmjen e kaluar, i cili është zhvilluar pas përfundimit të Prime-it të spektaklit.

Sponsor 3M Express

Nuk dihet ende se çfarë e ka nxitur përplasjen mes tyre, por dy banorët janë dëgjuar duke debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë diskutimit nuk kanë munguar as deklaratat e forta.

“Viti 2026 ti këqyrë me e mbyllë femren, ti se kishe lane femrën tënde, ej a din sa i paaftë je ti me të krahasu me atë që e kam jashtë, ti je vetë fytyrë publike edhe se kishe lane kurrë gruan tënde me hy në Big Brother”, u dëgjua t’i ketë thënë Anjeza, Fatlumit.

“Ai që është jashtë më ka lënë, më ka besu me hy”, dëgjohet mes tjerash.

“Unë jam e lidhur edhe e kam djalin ma të bukurin në botë, ma të kuptueshmin, edhe është qaq i fortë, sa që më ka lënë me hy, ti se kishe lanë gruan tënde kurrë me hy, a din pse se kishe lanë? Se ta kish qit faqen e zezë. Djemtë si ti i marrin do femra të ‘mluta’”, u dëgjua mes tjerash Anjeza.

Ndërkaq, një deklaratë e mëhershme e Fatlumit ndaj Anjezës duket se hedh më shumë dritë mbi këtë debat mes tyre.

Gjatë një diskutimi të mëparshëm, Fatlumi kishte deklaruar: “Unë me pas femër, s’kisha mujt me dalë në prime me thanë, shumë ma rehat jam me kanë single”.

Kjo deklaratë kishte marrë reagimin e gazetares, e cila e kishte komentuar me ironi.

“A e dini çka është humori i zi, unë këtij i kam thënë veç nuk jam single se të kisha martu”, kishte deklaruar Anjeza.

Mbetet të shihet nëse kjo përplasje mes dy banorëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo nëse raportet mes tyre do të qetësohen pas debatit të fundit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hajredin Kuçi dënohet nga Haga

Hajredin Kuçi dënohet nga Haga

Fadil Fazliu lirohet nga Gjykata Speciale

Fadil Fazliu lirohet nga Gjykata Speciale

​Gosnell: Thaçi dyshohet se kishte organizuar tri grupe për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve

​Gosnell: Thaçi dyshohet se kishte organizuar tri grupe për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve