Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës, Blerta Muhaxhiri Broqi, ka ngritur dyshime për një person të afërt me mbesën e saj, duke thënë se ajo mund të ketë informacione të rëndësishme për rrethanat e ngjarjes tragjike.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Muhaxhiri Broqi ka thënë se bëhet fjalë për shoqen e Daorsës, e cila, sipas saj, e kishte prezantuar me personin e dyshuar, transmeton Klankosova.tv

Ajo ka pretenduar se kjo shoqe i njihte sekretet e familjes së personit të dyshuar, por asnjëherë nuk u kishte dhënë përgjigje familjarëve të Daorsës, pavarësisht përpjekjeve për ta kontaktuar.

“Person i përfshirë mundet me qenë vetëm shoqja e saj, që e ka prezantu me të, e cila aktualisht është gruaja e djalit të axhës së personit të dyshuar. Ajo i ka ditë të gjitha sekretet e asaj familje dhe asnjëherë nuk na ka dhënë asnjë përgjigje, sa herë e kemi kontaktuar. Kam informacion prej shoqeve tjera të Daorsës se dy orë para ngjarjes, e ka thirrë shumë herë këtë shoqen dhe s’ju ka përgjigj ajo asnjëherë. “

Ndërkaq, një vit pas vdekjes së Daorsës, familja ende nuk ka marrë sqarime përfundimtare lidhur me rrethanat e rastit.

“Kanë kaluar 12 muaj nga vdekja tragjike e mbesës sonë dhe fatkeqësisht, deri më sot, rrethanat e vdekjes së saj vazhdojnë të mbesin të paqarta dhe mister. Ne si familje kemi pritur me shpresë se institucionet do ta bëjnë punën e tyre, do të hetojnë me seriozitet dhe do të na japin përgjigje për atë që ka ndodhur, por, pavarësisht pritjes dhe kërkesave të vazhdueshme në Republikën e Maqedonisë, nuk kemi marrë asnjë informacion dhe asnjë sqarim të nevojshëm”, ka deklaruar Muhaxhiri Broqi.

Një tjetër shqetësim i familjes mbetet telefoni i Daorsës, i cili ishte dërguar për ekzaminim në një laborator në Kroaci.

Sipas tezes së saj, pala kroate i kishte njoftuar se pajisja ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut para dy muajsh.

“Një nga çështjet më shqetësuese është telefoni i Daorsës, që është dërgu në një laborator në Kroaci dhe ne si familje jemi njoftu nga pala kroate që telefoni ka dy muaj që është kthy në Republikën e Maqedonisë – por kur i jemi drejtuar Prokurorisë së Tetovës se a ka ndonjë informacion, ata na kanë kthy që e kanë dërgu kinse katër herë kërkesën me urgjencë, por s’kanë demek asnjë përgjigje.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?