Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

Shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tepër të ulët në disa segmente të autostradave në Itali mund të përballen me gjoba deri në 160 euro, sipas një propozimi të ri që synon të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të shmangë pengesat në qarkullim.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të portalit ligjor italian “Brocardi” dhe uebfaqes zvicerane “Blue News”, masa fillimisht do të zbatohet në autostradat me gjashtë korsi dhe pritet të përfshihet në legjislacionin e ri rrugor italian.

Propozimi parasheh që në korsinë e vendosur pranë ndarëses së mesit të autostradës, ku ka të paktën tri korsi në secilin drejtim, automjetet të lëvizin me shpejtësi minimale prej 100 kilometrash në orë.

Megjithatë, ky kufizim nuk do të vlejë në të gjitha rrethanat. Përjashtime parashihen në rastet kur sinjalistika rrugore përcakton ndryshe ose kur kushtet atmosferike dhe të trafikut kërkojnë uljen e shpejtësisë.

Këto përfshijnë mjegullën e dendur, reshjet e mëdha të shiut, aksidentet, punimet në rrugë dhe kolonat e automjeteve.

Shoferët që nuk e respektojnë këtë rregull, pa pasur arsye të justifikuara, mund të dënohen me gjoba nga 40 deri në 160 euro.

Masa është pjesë e projektit të Kodit të ri Rrugor, i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave në tetor dhe më pas iu përcoll Parlamentit. Teksti përfundimtar ende pritet të miratohet.

Ndryshe, edhe aktualisht në Itali është e ndaluar vozitja pa arsye me shpejtësi tepër të ulët, nëse ajo pengon qarkullimin ose rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Rregulla të ngjashme zbatohen edhe në Zvicër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

IKD kërkon ndëshkim penal për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

IKD kërkon ndëshkim penal për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja vazhdon me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja vazhdon me dyer të mbyllura

Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë | Momenti