Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një seri të shtënash me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar, në perëndim të Turqisë. Autoritetet turke kanë njoftuar se një i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë gjetur në disa lokacione, brenda tri automjeteve, ndërsa sulmet kanë ndodhur të enjten.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” raportoi se tre persona u vranë afër fshatit Ayazini dhe tre të tjerë në fshatin Kiyir. Ndërkaq, në Yukaritandir, dy gra u gjetën të plagosura dhe më vonë ndërruan jetë në spital.

Në mesin e viktimave raportohet se janë edhe dy mësues.

Sipas raportimeve, i dyshuari kishte ndaluar rastësisht disa vetura në rrugë dhe kishte hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin brenda tyre.

Pas sulmeve, policia kishte nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa rrugët që çonin drejt fshatrave të prekura ishin mbyllur. Një automjet që dyshohet se ishte përdorur nga sulmuesi u gjet i ngecur në baltë, pasi ai e kishte braktisur dhe ishte larguar në këmbë.

Televizioni “CNN Turk” raportoi se i dyshuari u arrestua në distriktin Seyitgazi të provincës Eskisehir.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit