Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një kishë ortodokse greke në rajonin e Karakut, në Jordani.
Sulmi ndodhi të premten, në mes të ditës, gjatë një ceremonie mortore, kur persona të armatosur hapën zjarr për disa minuta ndaj të pranishmëve, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Autoritetet jordaneze e kanë cilësuar sulmin si akt të terrorizmit ekstremist. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa forcat e sigurisë janë në kërkim të autorëve.
Të shtunën, masat e sigurisë u shtuan në qendrat tregtare, ambasadat e huaja dhe lokacione të tjera në të gjithë Jordaninë, njoftoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Aman.
Autoritetet thanë se është ende herët të përcaktohet nëse sulmuesit kanë lidhje me grupe të njohura brenda ose jashtë Jordanisë.
Sulme të tilla janë të rralla në këtë vend, ndonëse autoritetet kanë deklaruar se vitet e fundit kanë parandaluar disa plane të militantëve islamistë.
Bahjat al-Rushda, kryetar i fshatit Shihan në rajonin e Karakut, e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si të lig.
“Me ndihmën e Zotit, ky vend do të mbetet i sigurt”, tha ai.
Burimi: Dukagjini




