Tetë raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh të Policisë

Tetë raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh të Policisë

Tetë raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh të Policisë

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, tri në rajonin e Prishtinës dhe pesë në rajonin e Gjakovës. Sipas Policisë, pesë persona janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është në kërkim.

Në Prishtinë, më 14 nëntor, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindit të tij. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Sponsor 3M Express

Në Podujevë, më 13 nëntor, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, katër fishekë dhe një thikë”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një tjetër rast është raportuar më 14 nëntor në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur.

“Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raport.

Ndërkohë, në Gjakovë, më 14 nëntor, është raportuar se një grua ka përjetuar në vazhdimësi dhunë psikike dhe fizike nga djali i saj. Policia ka njoftuar se viktima ka refuzuar strehimin, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Po në Gjakovë, më 14 nëntor, është arrestuar një person i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, më 13 nëntor, është raportuar se një grua është fyer dhe kanosur nga bashkëshorti i saj, duke përjetuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Një tjetër rast në Gjakovë është raportuar më 14 nëntor, ku një burrë ka njoftuar Policinë se është kanosur përmes telefonit nga gruaja me të cilën bashkëjeton.

“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent”, thuhet në raport.

Gjithashtu, në Gjakovë, më 14 nëntor, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës