Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

Rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë dhe nevoja për parandalimin e dhunës ndaj tyre kanë qenë në fokus të takimit mes kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava e priti sot në takim ambasadorin britanik, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale, mundësitë e bashkëpunimit dhe çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për “domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët institucional dhe shoqëror në parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, Myftiu Tërnava e njoftoi ambasadorin për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame në këtë drejtim, duke theksuar se institucionet fetare mund të japin kontribut përmes “edukimit, vetëdijesimit dhe promovimit të respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor”.

Tutje, Tërnava theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe faktorëve shoqërorë në luftimin e dhunës ndaj grave, si dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotërojnë “respekti, siguria dhe përgjegjësia”.

Ndërkaq, ambasadori Hargreaves vlerësoi mundësinë e takimit dhe shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve: Është siguruar ilaçi “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike

Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve: Është siguruar ilaçi “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike