Tentoi t’i importonte pa licencë, Dogana zbulon deklarimin e pasaktë të mallrave në Vërmicë

Tentoi t’i importonte pa licencë, Dogana zbulon deklarimin e pasaktë të mallrave në Vërmicë

Tentoi t’i importonte pa licencë, Dogana zbulon deklarimin e pasaktë të mallrave në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën kufitare në Vërmicë, ku gjatë kontrollit janë evidentuar parregullsi në klasifikimin tarifor të produkteve të importuara.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, dyshimet janë ngritur gjatë kontrollit dokumentar të mallrave të deklaruara nga një operator ekonomik, për çka ato janë ndaluar në terminalin doganor për t’iu nënshtruar kontrollit fizik.

Pas kontrollit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se mallrat i përkisnin një kategorie tjetër tarifore, për të cilën kërkohet licencë importi.

Vlera e mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, kap rreth 3 mijë e 400 euro.

Dogana ka bërë të ditur se veprimi i operatorit ekonomik përbën kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallrave dhe se ndaj tij do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.

Po ashtu, Dogana u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që, në rast paqartësish rreth klasifikimit tarifor të mallrave që planifikojnë të importojnë, të kërkojnë paraprakisht informata dhe sqarime nga ky institucion, në mënyrë që të shmangin parregullsitë gjatë procedurave të importit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

CNN: Lufta Ukrainë-Rusi po përhapet në të gjithë Europën dhe ka dy arsye pse situata do të përkeqësohet

CNN: Lufta Ukrainë-Rusi po përhapet në të gjithë Europën dhe ka dy arsye pse situata do të përkeqësohet

Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë?

Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë?

Vendos bordi, Huang rikthehet në krye të Nvidia-s

Vendos bordi, Huang rikthehet në krye të Nvidia-s