Jensen Huang merr sërish drejtimin e Nvidia-s, bordi voton për rikthimin e tij

Jensen Huang merr sërish drejtimin e Nvidia-s, bordi voton për rikthimin e tij

Jensen Huang merr sërish drejtimin e Nvidia-s, bordi voton për rikthimin e tij

Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia ka njoftuar rikthimin e Jensen Huang në postin e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv (CEO), pas një vendimi unanim të Bordit të Drejtorëve.

Sponsor 3M Express

Huang rikthehet gjithashtu si anëtar i bordit, më pak se dy javë pas dorëheqjes së tij, që erdhi mes raportimeve se ishte shënjestruar nga një operacion i huaj i inteligjencës.

Sipas kompanisë, vendimi u mor pas disa takimeve me Huang dhe konsultimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, të cilat e bindën bordin se rikthimi i tij nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

“Bordi beson se Jensen është personi i duhur për të udhëhequr Nvidia-n dhe se rikthimi i tij është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve”, deklaroi kryetari i bordit, Harvey C. Jones.

Huang e mirëpriti vendimin, duke u shprehur i gatshëm të rifillojë punën.

“Jam i nderuar që rikthehem në Nvidia për të udhëhequr një nga kompanitë më të rëndësishme teknologjike në botë, në fillim të një revolucioni të ri industrial”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Colette Kress, e cila drejtoi përkohësisht kompaninë, do të vazhdojë detyrën e saj si drejtoreshë financiare.

Nvidia ka theksuar se hetimi i pavarur lidhur me raportimet për përpjekjet e inteligjencës së huaj ndaj Huang do të vazhdojë deri në përfundim.

Kompania po forcon gjithashtu mekanizmat e mbikëqyrjes së sigurisë kombëtare dhe kontrollit të eksporteve, ndërsa do të krijojë një pozitë të re drejtuese për mbikëqyrjen e përputhshmërisë me rregullat. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | “Qomni në qeli, ju lutna” – tensione paradite e përgjime pasdite, gjithçka që ndodhi sot në gjykimin “Capat dhe Sekiraqët”

LEX | “Qomni në qeli, ju lutna” – tensione paradite e përgjime pasdite, gjithçka që ndodhi sot në gjykimin “Capat dhe Sekiraqët”

Khalil Shabazz, MVP i javës në Superligë

Khalil Shabazz, MVP i javës në Superligë

Ushtrimet fizike, arma e re për të mbrojtur trurin nga Alzheimeri

Ushtrimet fizike, arma e re për të mbrojtur trurin nga Alzheimeri