Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar në Lipjan, më 16 nëntor 2026.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është intervistuar një dëshmitare, pasi dyshohet se një person i panjohur, i pajisur me një mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, ka tentuar të kryejë grabitje në një lokacion.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit apo identitetin e personit të dyshuar.
“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një dëshmitare, pasi dyshohet se një person i dyshuar i panjohur me një mjet të mprehtë/thikë, kishte kryer veprën e lartcekur në një lokacion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/





