Situata ka eskaluar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku debati mes asamblistëve të pushtetit dhe atyre të opozitës është shoqëruar me tensione dhe ofendime të ndërsjella.

Gjatë diskutimeve, përplasjet verbale janë ashpërsuar, ndërsa disa nga asamblistët janë ngritur në këmbë, duke iu drejtuar njëri-tjetrit me gjuhë fyese.
Debati, i cili fillimisht u zhvillua mes përfaqësuesve të subjekteve politike, mori përmasa më të mëdha, duke krijuar një situatë të tensionuar në sallën ku po mbahej mbledhja.
– YouTube www.youtube.com





