Sekuestrohet një armë gjatë kontrollit të një veture në Suharekë,

Sekuestrohet një armë gjatë kontrollit të një veture në Suharekë,

Sekuestrohet një armë gjatë kontrollit të një veture në Suharekë,

Gjatë kontrollit të një automjeti në Suharekë, policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës të martën rreth orës 11:45, patrulla policore e Njësisë së Rregullimit të Trafikut Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, ka vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri – pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishek.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në momentin e kontrollit, personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës në fjalë.

“Më vonë, në stacionin policor është paraqitur edhe pronari i armës së zjarrit, i cili posedonte leje për armën në fjalë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, duke marrë parasysh se në momentin e ndalimit arma ishte gjetur në posedim të personit të dyshuar, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, pas intervistimit, i dyshuari A.M., 26 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të paligjshme, në veçanti të posedimit të paautorizuar të armëve dhe municionit, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


Lexo edhe

Kush janë dy shqiptarët që grabitën shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, zbulohen çfarë vodhën

Kush janë dy shqiptarët që grabitën shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, zbulohen çfarë vodhën

Edhe pse e di që ka të dashur, Kledja nuk ia ndan sytë Bejtës

Edhe pse e di që ka të dashur, Kledja nuk ia ndan sytë Bejtës

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Sekuestrohet një armë gjatë kontrollit të një veture në Suharekë, | Momenti