Të shtëna në periferi të Parisit, një i vrarë dhe katër të plagosur

Të shtëna në periferi të Parisit, një i vrarë dhe katër të plagosur

Të shtëna në periferi të Parisit, një i vrarë dhe katër të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë automatike në periferi të Parisit, në Francë. Pas incidentit, autoritetet kanë nisur një hetim për terrorizëm.

Sponsor 3M Express

Të shtënat ndodhën në tri lokacione të ndryshme në qytetet Trappes dhe La Verrière, në departamentin Yvelines, bëri të ditur ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez.

Sipas tij, sulmuesi përdori një armë të shkallës ushtarake ose, të paktën, një armë automatike.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur. Megjithatë, prokuroria kundër terrorizmit po e udhëheq hetimin dhe po shqyrton mundësinë që ngjarja të ketë motive racore ose fetare, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Trappes, Ali Rabeh, deklaroi për televizionin BFMTV se sulmuesi kishte qëlluar nga një veturë dhe dukej se po hapte zjarr pa dallim, me qëllim që të shkaktonte sa më shumë viktima.

Sipas tij, personi i vrarë ishte me origjinë afrikane, ashtu si edhe njëri prej të plagosurve. Në mesin e të plagosurve raportohet të jetë edhe një vajzë 12-vjeçare.

Rabeh tha se sulmuesi kishte qëlluar në disa lokacione, përfshirë edhe një kënd lojërash për fëmijë, duke e cilësuar si mrekulli faktin që nuk pati më shumë viktima.

Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin apo moshën e viktimave.

Ndërkohë, kryeministri francez, Sébastien Lecornu, deklaroi se të gjitha burimet e forcave të sigurisë dhe autoriteteve gjyqësore janë mobilizuar për trajtimin e rastit.

Ngjarja ndodhi në prag të protestave të paralajmëruara për të shtunën në Francë, të nxitura nga pakënaqësitë për koston e lartë të jetesës dhe gjendjen e shkollave.

Për shkak të protestave të pritshme, qeveria franceze ka planifikuar një prani të shtuar të forcave të sigurisë. Sipas ministrit Nunez, rreth 70 mijë pjesëtarë të tyre do të jenë në detyrë, ndërsa disa muze të mëdhenj, përfshirë Luvrin, do të qëndrojnë të mbyllur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndalohen 9 persona në Prishtinë, dyshohen për mashtrim me investime në Bitcoin

Ndalohen 9 persona në Prishtinë, dyshohen për mashtrim me investime në Bitcoin

PSG-ja përgatit 50 milionë euro për zëvendësuesin e Kvaratskhelias

PSG-ja përgatit 50 milionë euro për zëvendësuesin e Kvaratskhelias

16 vjeçari theri me thikë tre shokët e klasës në Has, arrestohet i dyshuari

16 vjeçari theri me thikë tre shokët e klasës në Has, arrestohet i dyshuari