Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku dyshohet se incidentit i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes dy familjeve, Zyberi dhe Vishaj.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Bujar Syla”, në Gjakovë.

Sipas informacioneve të raportuara, incidenti dyshohet të ketë lidhje me një konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

Ndërkohë, sipas informacioneve të Policisë, personi i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me udhëzim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e incidentit me mosmarrëveshjen mes dy familjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Simon shpallet portieri më i mirë në botë për vitin 2026

Simon shpallet portieri më i mirë në botë për vitin 2026

Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë

Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë

NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë | Momenti