Sipas raportit policor, ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të armës së zjarrit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe se është duke u hetuar.
Burimi: RTKLive




