Të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar para qendrës së votimit në Pançevë

Të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar para qendrës së votimit në Pançevë

Të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar para qendrës së votimit në Pançevë

Një grup të rinjsh janë sulmuar nga persona të maskuar para Shkollës Bujqësore në Pançevë të Serbisë, ku ndodhet një qendër votimi.

Gjatë përleshjes janë përdorur mjete piroteknike dhe shkopinj, raporton Nova.rs.

Sponsor 3M Express

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet një grup të rinjsh, disa prej të cilëve me kapuça, kapele dhe maska në fytyrë, duke sulmuar një grup tjetër.

Sipas pamjeve të publikuara nga media lokale PANpress, njëri nga të sulmuarit ka pësuar lëndime dhe shihet me gjak në fytyrë.

Pamjet i ka publikuar edhe Marinika Tepiq, e cila ka deklaruar se të rinjtë janë sulmuar me shkopinj dhe mjete piroteknike pasi kishin dalë nga votimi.

Ndërkohë, portali Mašina.rs ka raportuar se persona të maskuar kanë sulmuar me mjete piroteknike vëzhguesit e Listës Studentore në Pançevo.

Disa prej tyre kanë marrë goditje në kokë, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Avokati serb kërkon nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja hetime për dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

Avokati serb kërkon nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja hetime për dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment

Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet