Një përleshje fizike mes disa të rinjve është raportuar në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas informacioneve fillestare, në incident janë përfshirë disa persona, ndërsa rrethanat që çuan deri te përleshja nuk dihen ende.
Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth incidentit dhe nëse ka persona të lënduar apo të përfshirë që janë shoqëruar në stacion policor.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




