Një tjetër përplasje verbale është zhvilluar mes Akilit dhe Sharrit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku dy banorët kanë shkëmbyer deklarata thumbuese.

Gjatë diskutimit, Akili iu drejtua Sharrit me një koment provokues:
“Dallimi mes meje e teje është se unë dal me femra të paktën”, tha Akili.
Sharri nuk e la deklaratën pa përgjigje dhe e pyeti Akilin se me kë del ai.
“Me çka dal unë?”, pyeti Sharri, ndërsa Akili iu përgjigj: “Ma thuaj ti”.
“Me femra. Unë s’i paguaj me dalë”, deklaroi Sharri.
Kjo deklaratë u konsiderua si një kunj ndaj Akilit dhe nxiti reagime edhe nga banorët e tjerë, përfshirë Anjezën, Zojën dhe Fatlumin.
Burimi: Insajderi





