Të hapen arkivat e Serbisë dhe të zbardhen krimet e regjimeve Millosheviq-Vuçiq

Të hapen arkivat e Serbisë dhe të zbardhen krimet e regjimeve Millosheviq-Vuçiq

Të hapen arkivat e Serbisë dhe të zbardhen krimet e regjimeve Millosheviq-Vuçiq

Analisti politik Jasmin Mujanoviq ka kërkuar që qeveria e re e Serbisë të hapë arkivat e shërbimeve sekrete dhe të zbardhë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit serb në luftërat e viteve ’90.

Në një reagim në platformën X, Mujanoviqka theksuar se qeveria e re në Beograd duhet të zbatojë një politikë të mirëfilltë të lustracionit, e cila do të përfshinte largimin nga institucionet të personave të lidhur me regjimet e mëparshme.

Sponsor 3M Express

Ai ka përmendur Dejan Shoshkićin, ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Serbisë, si një nga kandidatët seriozë për kryeministër, duke iu referuar qëndrimeve të tij për lustracionin dhe kufizimin e ndikimit të oligarkëve të lidhur me partinë e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas Mujanoviqit, Serbia nuk e përfundoi procesin e shkëputjes nga trashëgimia e regjimit të Slobodan Millosheviqit pas largimit të tij nga pushteti. Arkivat e sigurisë nuk u hapën, ndërsa strukturat e inteligjencës, ushtrisë dhe policisë nuk u reformuan siç duhej.

Ai ka vlerësuar se kjo situatë kontribuoi në rikthimin e figurave të lidhura me atë regjim, duke përfshirë edhe Vuçiqin, në skenën politike serbe.

Mujanoviq ka kërkuar që hapja e arkivave të mundësojë zbardhjen e personave që, sipas tij, janë përgjuar, përndjekur apo vrarë nga regjimet e Millosheviqit dhe Vuçiqit, si dhe të rrjeteve të bashkëpunëtorëve politikë e mediatikë në Serbi, rajon dhe Evropë.

Në fund, ai ka thënë se nacionalizmi serb është karakterizuar nga dy shtylla: autoritarizmi brenda vendit dhe ekspansionizmi jashtë tij. Sipas tij, qeveria e re mund të nisë një shkëputje historike nga kjo trashëgimi duke zbardhur pasojat e politikave të së kaluarës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Haradinaj paralajmëron padi ndaj atyre që e përfshijnë familjen e tij në akuza pa fakte: Do të përballet me pasoja

Haradinaj paralajmëron padi ndaj atyre që e përfshijnë familjen e tij në akuza pa fakte: Do të përballet me pasoja

Zyrtare: Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë

Zyrtare: Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë

Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës

Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës