“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

Presidenti i vetëshpallur i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka deklaruar se, sipas tij, lufta në Ukrainë do të marrë fund brenda muajve të ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Kështu ka raportuar agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta”, duke iu referuar fjalimit të Lukashenkos në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike, më 3 nëntor.

“Lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve. Ky është mendimi im personal. Kjo është e gjitha: nuk kanë mbetur më forca, nuk kanë mbetur më burime; të gjithë janë të lodhur”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Megjithatë, Lukashenko nuk ka dhënë ndonjë afat kohor specifik apo kushte për përfundimin e luftës.

Ai e lidhi parashikimin e tij me shterimin e forcave dhe burimeve, pa specifikuar saktësisht se kujt i referohej.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Uashingtonit që të ushtrojë presion më të madh mbi presidentin rus Vladimir Putin, në vend që ta bëjë këtë ndaj Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon pushtimin e saj në shkallë të gjerë.

“Është më mirë të ushtroni presion më të fortë mbi Putinin, jo mbi mua”, citohet të ketë thënë Zelensky në një intervistë për “PBS NewsHour”, të transmetuar të hënën, më 2 nëntor.

“Nuk jam unë ai që është agresiv”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se Uashingtoni duhet të ndjekë një qasje më pragmatike ndaj luftës, duke u përqendruar te përgjegjësia e Rusisë për pushtimin, në vend që të kritikojë udhëheqjen e Ukrainës.

“Kush është armiku? Kush e nisi këtë luftë? Putini”, tha ai. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë dhe vetëdorëzohet në polici

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë dhe vetëdorëzohet në polici

Hera e shtatë në protestë, sërish kërkohet drejtësi e përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt

Hera e shtatë në protestë, sërish kërkohet drejtësi e përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt

Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”

Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”