Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

Të dërguarit e presidentit amerikan, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë zhvilluar një rund të ri bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, një ditë pasi përfunduan diskutimet e fundit për përfundimin e luftës në Ukrainë, të mbajtura në Abu Dhabi, transmeton klankosova.tv

Sponsor 3M Express

Pas takimit me Putinin, dy përfaqësuesit amerikanë janë nisur drejt Dublinit, ku pritet të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Witkoff bëri të ditur se me Putinin është arritur pajtimi për zhvillimin e një rundit të ri të bisedimeve trepalëshe.

Sipas BBC, ndërkohë, në një shenjë të tensioneve të vazhdueshme, Zelensky deklaroi të enjten se ushtria ukrainase po përballet sërish me kufizime sistematike në përdorimin e shërbimit satelitor ushtarak Starshield, të kompanisë Starlink. Sipas tij, kjo po ia vështirëson Ukrainës përgjimin e dronëve rusë me motor reaktiv.

Bisedimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe ishin përqendruar kryesisht në çështjet e sigurisë evropiane në një skenar pas përfundimit të luftës. Megjithatë, një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, e nisur pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022, ende duket larg.

Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të Kremlinit sugjerojnë se qëndrimi i Moskës nuk ka ndryshuar. Kërkesat e Rusisë për territore dhe neutralitetin e Ukrainës vazhdojnë të jenë shumë larg asaj që Kievi është i gatshëm të pranojë.

Witkoff ka konfirmuar gjithashtu se në rundin e ardhshëm të bisedimeve do të marrin pjesë edhe përfaqësues evropianë.

“Ata janë partnerët tanë dhe për ne është e rëndësishme që të marrin pjesë”, deklaroi Witkoff për televizionin shtetëror rus pas takimit me Putinin në Kremlin.

Lexo edhe

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada