Te Argjentina ende askush nuk e merr numrin e Messit, te Portugalia po të Ronaldos

Te Argjentina ende askush nuk e merr numrin e Messit, te Portugalia po të Ronaldos

Te Argjentina ende askush nuk e merr numrin e Messit, te Portugalia po të Ronaldos

Në ndeshjen e fundit, Nico Paz, i cili aktivizohet te Como dhe shihet si një nga pasardhësit e mundshëm të Messit, e ka bartur fanellën me numrin tetëmbëdhjetë.

Fanella me numrin dhjetë vazhdon të ketë një peshë të jashtëzakonshme në futbollin argjentinas. Edhe pse propozimi për ta tërhequr përfundimisht këtë numër nga përdorimi është refuzuar, deri më tani nuk është gjetur një futbollist që do ta bartë atë.

Sponsor 3M Express

Messi e ka mbajtur këtë fanellë për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet. Për këtë arsye, për një pjesë të tifozëve dhe opinionit sportiv, ende është herët që numri dhjetë t’i besohet një lojtari tjetër.

Situata është ndryshe në Portugali. Fanellën me numrin shtatë, të cilën Cristiano Ronaldo e ka bartur për shumë vite, tashmë e ka marrë Carlos Borges, i njohur si Forbs. Ai e ka pasur këtë numër në ndeshjen e fundit, ndonëse ka qëndruar në bankën rezervë.

Të dyja kombëtaret i kanë humbur ndeshjet e para pa futbollistët që për shumë vite kanë qenë figurat kryesore të ekipeve të tyre. Portugalia është mposhtur nga Danimarka në Ligën e Kombeve, ndërsa Argjentina ka pësuar humbje në miqësoren ndaj Uruguait.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tre muaj nga vdekja e policit Altin Kryeziu, avokati Besnik Berisha merr përsipër përfaqësimin juridik të familjes

Tre muaj nga vdekja e policit Altin Kryeziu, avokati Besnik Berisha merr përsipër përfaqësimin juridik të familjes

Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit

Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit

Arabia Saudite, Katari, Jordania dhe Egjipti dënojnë sulmin iranian ndaj Bahreinit

Arabia Saudite, Katari, Jordania dhe Egjipti dënojnë sulmin iranian ndaj Bahreinit