Një dele njëmijë euro, fermeri nga Gjakova që pretendon se ka dele të veçanta

Një dele njëmijë euro, fermeri nga Gjakova që pretendon se ka dele të veçanta

Një dele njëmijë euro, fermeri nga Gjakova që pretendon se ka dele të veçanta

Fermeri nga Gjakova Zymer Gashi i njohur edhe si Atdhe Kosova thotë se delet që i mbarështon dallojnë për nga cilësia, ndërsa vlera e tyre në treg mund të arrijë deri në 1 mijë euro për një krerë.

Sponsor 3M Express

Ai shprehet se çmimi i deleve përcaktohet nga cilësitë e tyre dhe mënyra e mbarështimit, duke theksuar se kujdes i veçantë i kushtohet pastërtisë dhe kushteve higjienike në stallë.

“Nëse dikujt delja i bën 200 euro, e imja i bën 1 mijë euro. Nëse të tjerët e shesin djathin 10 euro, unë e shes 50”, thotë fermeri për Tv Dukagjinin.

Sipas tij, interesimi për këto dele nuk mungon, ndërsa blerës ka nga Gjakova, Deçani, Istogu dhe Skenderaj, por edhe nga zona të tjera të Kosovës.

Fermeri thotë se nuk është i gatshëm t’ia shesë kujtdo delet e tij, duke theksuar se përzgjedh me kujdes personat që dëshirojnë t’i blejnë.

Ai shton se në disa raste mund t’i dhurojë ato edhe për familjarë apo persona të afërt.

– YouTube youtu.be

Lexo edhe

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”,  Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”, Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë