Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

Tajvani ka ngritur shqetësimin për praninë e më shumë se 50 anijeve ushtarake dhe zyrtare kineze në një hapësirë të gjerë detare, nga jugu i Japonisë deri pranë Tajvanit dhe Filipineve.

Sponsor 3M Express

Joseph Wu, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, deklaroi se aktiviteti i njëkohshëm i anijeve kineze përbën një kërcënim të dukshëm për sigurinë rajonale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një harte të publikuar prej tij në rrjetin social X, janë identifikuar gjithsej 53 anije, prej të cilave 34 janë anije luftarake të marinës kineze. Në mesin e tyre ndodhet edhe aeroplanmbajtësja kineze Liaoning, e shoqëruar nga grupi i saj ushtarak.

Sipas hartës, grupi i aeroplanmbajtëses ndodhej në lindje të Filipineve, ndërsa formacione të tjera kineze ishin pozicionuar në lindje dhe juglindje të Tajvanit, si dhe pranë bregdetit jugor të Japonisë.

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit | Momenti