Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trajtimin e Jakup Krasniqit.

Tahiri ka thënë se është e dhimbshme që një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, të trajtohet në një mënyrë që, sipas tij, mund t’i kënaqë vetëm armiqtë e vendit.
Ai e ka cilësuar Krasniqin si një figurë të lartësuar në historinë e Kosovës, duke theksuar se që në rini ai ia kushtoi dijen, intelektin, energjinë dhe gjithë qenien e tij çështjes kombëtare.
“Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.
Burimi: Insajderi





