Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për nepotizëm, klientelizëm politik dhe punësim të familjarëve e militantëve partiakë në pozita publike.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të Qeverisë.

Ai ka kritikuar edhe vendosjen e militantëve partiakë në pozita publike, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të rezervuara për profesionistë të pavarur dhe kompetentë.

Tahiri ka vënë në pah, siç e ka quajtur, paradoksin e Qeverisë, e cila luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte ndër premtimet kryesore politike, por që sot, sipas tij, e ka kthyer këtë praktikë në një nga format kryesore të funksionimit të ministrave të kabinetit.

“Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri.

Lexo edhe

A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

Trump dështoi

Trump dështoi

FSSH do të mbajë nën mbikëqyrje të vazhdueshme institucionet shëndetësore për të parandaluar keqpërdorimet financiare ndaj pacientëve

FSSH do të mbajë nën mbikëqyrje të vazhdueshme institucionet shëndetësore për të parandaluar keqpërdorimet financiare ndaj pacientëve