Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për nepotizëm, klientelizëm politik dhe punësim të familjarëve e militantëve partiakë në pozita publike.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të Qeverisë.
Ai ka kritikuar edhe vendosjen e militantëve partiakë në pozita publike, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të rezervuara për profesionistë të pavarur dhe kompetentë.
Tahiri ka vënë në pah, siç e ka quajtur, paradoksin e Qeverisë, e cila luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte ndër premtimet kryesore politike, por që sot, sipas tij, e ka kthyer këtë praktikë në një nga format kryesore të funksionimit të ministrave të kabinetit.
“Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri.
Burimi: Insajderi




